Vitet e fundit mungesa e vitaminës D po trajtohet si një fenomen global. Nga studiuesit e fushave mjekësore ajo po vlerësohet si një epidemi sepse numri i pacientëve që kanë mungesë të kësaj vitamine është gjithnjë e në rritje. Sipas të dhënave që ka publikuar "The European Calcified Tissue Society (ECTS)' një nga shoqatat më të mëdha evropiane në fushën e kërkimeve dhe klinikave të ndryshme që lidhen me organizmin thotë se mungesa e vitaminës D është e zakonshme në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Në Evropën Veriore nga mungesa e vitaminës D vuan rreth 20% e popullatës, ndërsa në pjesën perëndimore, jug dhe lindje kjo përqindje shkon nga 30-60% e popullatës. Ndërkaq kërkimet shkencore kanë arritur të zbulojnë se një përqindje të lartë të mungesës së vitaminës D kanë vendet në Lindjen e Mesme, të cilat pavarësisht se kanë shumë diell, rreth 80 % e popullatës ka mungesa të vitaminës D.
Studiuesit kanë ngritur alarmin se mungesat e vitaminës D, do të sjellin probleme të mëdha në popullatat e vendeve të ndryshme në të ardhmen, ndaj duhet të merren masa.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel