Report TV -30 vite nga tragjedia e Llogarasë, RAPORTI mbi aksidentin që la pas 23 viktima!

2019-12-12 0

30 vite nga tragjedia ku humbën jetën 23 persona mes tyre edhe motra e deputetit të PS Alket Hyseni Alida Hyseni, ndër ta shumica studentë të institutit të Lartë Bujqësor, publikohet raporti që tregon si ndodhi ngjarja.

Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej dhe nuk kishte pasur probleme. Por aksidenti erdhi si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve.