Perfundon rinumerimi i votave ne Kosove

2019-12-12 0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë përfundoi këtë të dielë procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit. Rezultati pritet të certifikohet brenda 24 orëve, afat që i lihet kandidatëve dhe partive politike për të paraqitur ankesa pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Propozime.

?Përpara se KQZ të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve merr konfirmimin nga ana e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje e cila është në shqyrtim. Kur të kemi këto konfirmime, si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar?, tha zëdhënësi i KQZ në Kosovë.

Pas rinumërimit të votave në 1408 vendvotime, pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës do të jetë edhe koalicioni NISMA-AKR, të cilët pritet të kenë 6 deputetë, përfshirë Fatmir Limajn dhe Behgjet Pacollin. Por hyrja në Kuvend e këtij koalicioni i shkakton probleme Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët pritet të qeverisin së bashku.

Me tejkalimin e pragut prej 10% nga Nisma dhe AKR, dy partitë Vetëvendosje dhe LDK nuk e arrijnë numrin e nevojshëm prej 61 deputetësh për miratimin e qeverisë së re. Është ende e paqartë se ndihmën e cilës parti do të kërkojë Kurti dhe Mustafa, por ata kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë pjesë të qeverisë së tyre Listën Serbe.

Tv Klan

Free Traffic Exchange