#rtvora #oranews
Struktura e posaçme antikorrupsion apo SPAK pritet të ngrihet të hënën pas emërimit të 8 prokurorëve, mes tyre dhe drejtuesin. Pas formimit të trupës së prokurorëve janë 170 dosje që do kalojnë në kompetencat e SPAK që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin dhe një serë veprash penale.
Struktura e posaçme antikorrupsion apo e njohur si SPAK pritet të ngrihet të hënën pas emërimit nga KLP të 8 prokurorëve që do shqyrtojnë dosjet më të forta të regjistruara në organin e akuzës. Kandidatët për t?u emëruar në këtë prokurori speciale kanë kaluar të dy fazat e vettingut, një nga kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve. Lista me pikëzime do të kalojë po ashtu edhe në votën e parlamentit. Ndërkaq puna vazhdon në rivlerësimin e katër emrave të tjerë.
KLP do t?i lërë 5 ditë kohë 8 prokurorëve që të shprehin interesin e tyre për të marrë drejtimin e SPAK, por favorit është prokurori Altin Dumani, pasi është renditur i pari në listën e KLP-së për aftësi profesionale.
Mësohet se Kjo strukturë do të marrë në dorëzim, menjëherë pas konstituimi 170 dosje nga 570 që po hetohen aktualisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prej më se një muaj krimet e rënda kanë nisur inventarizimi i dosjeve, që do ti kalojnë menjëherë për shqyrtim strukturës së posaçme antikorrupsion. Ato kanë të bëjnë me veprat më të rënda kriminale, të grupit të strukturuar kriminal por dhe çështje të tjera sensitive.
Disa nga dosjet më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë, ?Dosja 339? ku përfshihen dhe akuzat për korrupsion apo shitblerja e votave, dy rastet e trafikut të kokainës, me 613 dhe 137 kg, dosja Bajri?, apo dhe dosje të trafikut të klandestinëve. Me nisjen e punës së SPAKU-t, 8 prokurorët duhet të hartojnë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do ti nënshtrohen izolimit nga sistemi 41-bis.
Katër muaj më parë, janë akorduar 1.2 milionë euro për ngritjen e kësaj strukturën e posaçme që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ngritja-e-spak-170-dosje-te-nxehta-ne-hetim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp