Greqia shpall gjendjen e emergjences nga përmbytjet

2019-12-12 0

Reshjet e dendura të shiut krijuan rrjedha të rrëmbyera ujërash të përmbytjeve në ishullin grek të Thasos, që pushtuan lagjet e banuara dhe morën përpara edhe automjete.
Autoritetet greke shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi situata është dramatike, edhe pse deri më tani nuk raportohet për viktima. Disa zona janë izoluar, jo vetëm në këtë ishull por edhe qytetet e brigjeve lindore greke të Egjeut dhe rajonin e Halkidiki.
Shumë zona janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugëve, si pasojë e rëshqitjeve të tokës. Prej të shtunës autoritetet greke kanë evakuuar qindra banorë, pasi banesat e tyre janë pushtuar nga uji. Pritet që situata të jetë e vështirë deri në fillim të javës së ardhshme.

Free Traffic Exchange