Bleona Qereti është një prej personazheve më të komentuara të showbizz-it shqiptar. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin ?Klanifornia? në Tv Klan.
Vitin e ardhshëm do të dalë edhe seriali ?Paper Empire?, pjesë e të cilit është edhe Bleona. Por jo vetëm kaq. Ajo do të nxjerrë së shpejti edhe këngën e saj më tëre të titulluar ?Haters?. Bleona Qereti po punon për videoklipin, ndërsa tregoi si lindi ideja për këtë këngë.
?Është një këngë që e kam bërë tekstin vetë dhe melodinë vetë. Në momentin që shkuam në studio nuk dija për çfarë teme donim ta bënim dhe në një moment hap Instagramin dhe pashë një koment ?më pëlqen muzika jote, më pëlqen stili jot, më pëlqen fustani jot, më pëlqen qeni jot, s?më pëlqejnë vetullat e tua?. Unë isha ?What, çfarë problemi ke me vetullat e mia?. Dhe isha ?Ok, kënga do quhet ?Haters??. Është për njerëzit që bëjnë komente negative në rrjetet sociale. Është një fenomen nga i cili vuajnë të gjithë artistët. Është një fenomen që është kthyer në një kancer dixhital tashmë për të gjithë ne, por jo shumë artistët kanë guxim të flasin. Prandaj vendosa të flas për një temë delikate?, tha Bleona./tvklan.al