Gjykata i lë në burg, Bajrajt Të keqen e kemi nga Anton Martini! Flet avokati i tyre

2019-12-12 1

TIRANE-Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësisht se masa për akuzat e një viti më parë u shuan dje. Ndërkohë që mikesha e Behar Bajrit, Jorida Muratit iu ndryshua masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Për mjekët Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj nga arrest shtëpie hetimet do të vijojnë në masën detyrim paraqitjeve, teksa i vetmi në kërkim është Sirjan Alija.

Report Tv ka zbardhur deklaratat e Safet dhe Behar Bajrit në gjyq gjatë seancës te Krimet e Renda, të cilët kanë mohuar akuzat e reja të ngritura nga prokuroria, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. "Gjithcka e kemi nga Anton Martini (Ka qenë prokuror në Shkodër para dy vitesh). Janë akuza të sajuara, duan të na mbajnë në burg me cdo kusht. Mos na mbani pa të drejtë" mësohet se kanë thënë ndër të tjera Behar dhe Safet Bajri, kushërinj të parë.

Free Traffic Exchange