Report Tv zbardh detaje të reja për plagosjen mbrëmjen e djeshme në Mirditë. Personat që goditën me sende të forta dhe me armë zjarri Frederik Lekën 26-vjeç ishin katër, të cilët janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.
Autorët që i zunë pritë të riut në vendin e quajtur "Kroji Shtogut" janë me inicialet A.N., A.N., V.P. dhe A.P., banues në Lezhë dhe Mirditë. Por kush janë pistat? Palët janë konfliktuar për motive ende të paqarta, por nga të dhënat e para mësohet se shkak kanë qenë konfliktet e vjetra. I plagosuri Frederik Leka është me precedent të mëparshëm penal.