Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç reagoi pas etiketimit që presidenti Ilir Meta i bëri disa ndërkombëtarëve si ?palaço?.
Koçijançiç i quajti të papranueshme deklarata të tilla dhe theksoi se puna e ambasadorit Luigi Soreca dhe Delegacionit të BE, ka mbështetjen e plotë të Brukselit.
?Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të BE-së përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e bllokut?, tha Koçijançiç. ?Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian. BE-ja, të gjithë përfaqësuesit e saj dhe vendet anëtare po punojnë për t?i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë që t`i çojë përpara reformat thelbësore në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë?, ka qenë komenti i zëdhënëses.
Reagimi i ashpër i Metës erdhi pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Besnik Muçin, të cilin kreu i shtetit e kishte dekretuar gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH