#rtvora #oranews
14 shërbime të reja do të ofrohen në 14 bashki të vendit për gratë e dhunuara, të moshuarit e vetmuar dhe fëmijët me aftësi ndryshe. Financimi i 1 mln dollarëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon mbështetje për 3 mijë e 500 personave.
Gratë e dhunuara, të moshuarit e vetmuar, fëmijët me aftësi ndryshe si dhe kategoritë e tjera në nevojë do të kenë mundësi të përfitojnë më shumë shërbime pranë vendbanimeve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se do të ofrohen 14 shërbime të reja në 14 bashki të vendit që do të mbështesin afro 3 mijë e 500 njerëz.
Kryetarët e Bashkive në takim me Manastirliun thanë se programet e mbrojtjes sociale mbeten prioritet i qeverisjes së tyre.
Fondi prej 1 mln dollarësh parashikon ngritjen e Qendrave Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjeve në Kurbin, Sarandë dhe Vlorë.
Financimin e Shërbimeve Lëvizëse në Familje, për Fëmijët në Nevojë dhe me Aftësi të Kufizuar në Peshkopi, Elbasan, Librazhd dhe Lezhë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/14-sherbimeve-te-reja-ne-14-bashki-perfitojne-femijet-me-aftesi-ndryshe-grate-e-dhunuara-dhe-te-moshuarit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp