Kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se është punuar vazhdimisht për hapjen e gjimnazit në gjuhën shqipe në Manastrit por deri tani pa sukses. Ai thotë se për këtë nevojitet edhe angazhim nga prindërit dhe institucionet lokale. Aleanca për Shqiptarët nga Manastiri thotë se BDI-ja e feston këtë ditë nën hijen e dështimeve, sidomos të atyre në arsim në këtë qytet.