Pendarovski-Vuçiq: Brukseli të mos harroj Ballkanin Perëndimor

2019-12-12 0

Në takimin në Beograd me presidentin Pendarovski, kreu i shtetit Serb u shpreh i zhgënjyer nga BE-ja duke theksuar se nuk e di se çfarë dëshiron Brukseli nga Ballkani Perëndimor. Vuçiq tha se e kishte paralajmëruar kryeministrin Zaev se nuk do të kishte çelje të negociatave por se ai një gjë të tillë e kishte pranuar me mos-besim. Dy presidentët mbështetën Mini Shengenin, ndërsa Vuçiq tha se nuk ka nevojë ta fshehë që e do Kosovën pjesë të kësaj nisme.