#rtvora #oranews
Kompania Brunes festoi 25-vjetorin e krijimit mes të ftuarve të shumtë në shourumin e saj te ri me siperfaqe 10 mije metra katrore.
Në fjalën e tij presidenti i Brunes, Geront Çelaj falënderoi klientët e tij që kanë besuar në këto 25 vite, por edhe stafin me të cilin ka ndarë rrugëtimin e suksesshëm.
Ministri i Sipërmarrjes duke veçuar modelin e rritjen së Brunes, Eduard Shalsi tha se administrata po bëhet gjithnjë e më shumë një derë e hapur për t?iu përgjigjur nevojave të biznesit.
Të ftuarit e shumtë patën mundësinë të njihen me showroom e ri nën tingujt e muzikës live nga personalitete të njohur të skenës. Produktet cilësore dhe bashkëkohore janë prezantuar për të ftuarit.
Festa e kompanisë tashmë prezent në shumë rrethe të Shqipërisë nuk mund të kalonte pa oferta. Për produktet nga më të kërkuarit dhe të veçantët janë ofruar për të gjithë klientët e kompanisë
Brunes, është themeluar në vitin 1994 në qytetin e Vlorës ku ofroi produkte importi nga dy kompani italiane. U deshën vetëm dy vite që kompania të krijonte në vitin 1996 showroom i parë në qytetin bregdetar.
Kjo periudhë pati rritjen e dizajneve të mobilieve, reklamimit, përdorimit të një showroom për të pasur mundësi për dallimin e produkteve te ndryshme.
Ritmi i rritjes së kompanisë ka vazhduar edhe më tej në Tiranë, Durrës, Lezhë, Sarandë, Fier etj.
25 vjetorin e kanë përshëndetur po ashtu dhe miq të kompanisë.
Ndërsa muzika e veçantë për të ftuarit duket se ka kurorëzuar këtë përvjetor të kompanisë,që është kthyer në një nga emra lider në treg në industrinë e materialeve të ndërtimit, pllakave, mobilieve dhe hidrosanitareve, që duket se do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/brunes-feston-25-vjetorin-e-themelimit-inauguron-showroom-e-ri
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp