Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Sulmuesi i ekipit tonë kombëtar Erjon Bogdani, ka firmosur mbrëmë një kontratë tri vjeçare me skuadrën e Reginës në kampionatin italian. Shtatlarti i sulmit tonë shënon një rikthim të shqiptarëve të kampionatit më të bukur në botë pas 50 vitesh. Sipas menaxherit të tij Enver Rraca, i gjithë operacioni që bëri të mundur kalimin e Bogdanit me skudrën kroate Zagreb tek Regina, arrinë shifrën rekord për një futbollist shqiptar prej 4 milion marka gjermane. Kalimi i sulmuesit 23 vjeçar në një skuadër më emër flitej prej shumë muajsh, pasi ai ka qenë me disa skuadra në Gjermani e Portugali, por gjithçka mori fund mbrëmë ku skuadra e jugut të italisë që mbanë vendin e 14-të, firmosi kontratën tri vjeçare. Sipas menaxherit shqiptaro-kroat, Bogdani, është përfaqësuesi i parë i futbollit tonë që arrinë në kampionatin më të kërkuar dhe shumë shpejt të jenë të tjerë lojtarë që do veshin fanellën e Seria A. Deputimin e tij me skuadrën e Reginës, Bogdani do ta bëj javën e ardhshme në një skuadër me Bolonjën./tvklan.al