Report TV -Pa Gjurmë gjen vajzën në Tel Aviv: Familja nuk më ka kërkuar kurrë!

2019-12-12 6

TIRANE- Pas 6 vitesh pa dëgjuar zërin e njëra tjetrës, nënë e bijë kanë shkëmbyer telefonatën e parë gjatë emisionit Pa Gjurmë, një telefonatë jo e zakontë. Zogë Myrtaj e cila ishte denoncuar e zhdukur ka shkëmbyer një përshëndetje të ftohtë me nënën e saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat e vajzës e cila ka fajësuar familjen se nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të gjetur vendndodhjen e saj.

Zoga e cila sot jeton në Tel Aviv, Izrael ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj pranon se xhaxhai i saj ka tentuar ta trafikojë dhe nuk ia fal familjes që vazhdojnë të mbajnë kontakte me të. 22-vjeçarja thotë se nuk do të ketë kontakte me asnjë prej familjarëve.