Report TV - AKU kontrolle në të gjithë vendin për festat, në fokus pikat e shumicës dhe importuesit

2019-12-12 0

Të gjitha pikat e shumicës që tregtojnë produkte ushqimore do të jenë nën objektivin e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit. Drejtori i AKU Robert Lili ka thënë sot për mediat se toleranca ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë ushqimore do të jetë zero. Sipas tij, gjatë importit bëhen shkeljet më të mëdha.

?Kam nxjerrë një urdhër dhe do të zhvillojmë një fushatë në të gjithë vendin, me rastin e festave të fundvitit dhe festave të nëntorit. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor dhe do të përqendrohet më së shumti në pikat e shumicës dhe tek stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore. Sektorët më problematik janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Ne do të inspektojmë çdo OBU e cila përbën cenim të sigurisë ushqimore. Tolerance do të jetë zero? u shpreh drejtori i AKU Robert Lili.