http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e presidentit të ri të PPE, Donald Tusk në lidhje me përmbushjen e reformave për integrimin e vendit.Në një postim në Facebook, Basha nënvizon se gjatë takimit ndau me Tusk edhe vizionin e tij për të vendosur Shqipërinë në standardet e BE.Basha thekson gjithashtu se Tusk ka pranuar ftesën e tij dhe se shumë shpejt do të vizitojë vendin tonë.?Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE. Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave. Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik. Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.?