Report TV - Ngërçi Kushtetues/ Nishani: Opnion nga Venecia? S’ka arsyetim ligjor

2019-12-12 0

Duke folur rreth ngërçit të krijuar në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ish presidenti, Bujar Nishani ka dalë në një mendim kundër me SHBA, duke thënë se çështja nuk duhet të shkojë tek Komisioni i Venecias.

Sipas Nishanit, Kushtetuta e Shqipërisë është bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe nuk ka asnjë arsyetim që çështja të dërgohet sërish atje.

"Nuk bëjë komente të asnjë ambasadori. I respektoj por është e rëndësishme që gjithçka mbi ven të jetë kushtetuta dhe ligjet. Komisioni i Venecias nuk ka asnjë lloj baze asnjë arsyetim. Komisioni i Venecias në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj . Në bazë të tyre janë shkruar Kushtetutat. Këto tre çështje janë... Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë 3 Kuvendi, 3 Presidenti dhe 3 gjykata e Lartë. E dyta, Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti me pas sipas radhës. E treta anëtari i Kushtetueses fillon punën pas betimit tek Presidenti. Këto nuk kanë nevojë për interpretim pasi janë shkruar në kushtetute." tha Nishani.

Ndërsa i pyetur nëse Presidenti Meta është vënë nën presion, Nishani ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë.

"Nuk është presidenti nën presion. Në pikëpamjen time. Vërtetohet se presidenti nuk ka mundur të vihet nën presion. Por padyshim që mua më tronditën fakte të cilat janë nën ecurinë e kapjes së sistemit të Drejtësisë. Duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizmin që është Kushtetuesja. As për shpërndarjen e parlamentit nuk folëm. Është qartazi sot se Kuvendi nuk ka 140 deputetë dhe kanë shteruar të gjitha aktet kjo i takon më së pari Kushtetueses." tha Nishani.