Meta takohet me ish-presidentin Nishani

2019-12-12 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim ish-presidentin Bujar Nishani këtë të enjte. Në fokus të takimit ata kanë pasur krizën krijuar pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese. Ish-Presidenti pati një prononcim të shkurtër për mediat.

?Në bisedën që pata me të padyshim që mua më tronditën fakte të cilat janë në dukurinë e procesit të kapjes së sistemit të drejtësisë dhe posaçërisht të demontimit të besimit të qytetarëve shqiptarë tek procesi i reformës në drejtësi duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizmin e asaj që është gjykata më e lartë e doktrinës sonë të gjyqësorit?, tha Nishani.

I pyetur nga gazetarët, Nishani tha se nuk foli me presidentin për zgjedhje të parakohshme apo për shpërndarje të parlamentit.

?Kjo duhet të ishte një nga gjërat kryesore që duhet të gjykonte Gjykata Kushtetuese. Është qartazi një dhunim dhe kundërshti hapur me Gjykatën Kushtetuese fakti që parlamenti sot nuk përmbush kriterin kryesor të përcaktuar në Kushtetutë të pasjes 140 deputetë?, tha Nishani.