Mish pule me speca dhe patate
Përbërësit:
1 kg mish pule
2 qepë mesatare
3 thelpinj hudhra
3 speca me ngjyrë miks
1 kuti domate
4 patate mesatare
1 lugë çaji piper të kuq
2 gjethe dafine
500 ml lëng pule
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere me 3 lugë gjelle vaj të nxehtë shtojmë copat e mishit të pulës dhe i skuqim ato nga të gjitha anët. Më pas e largojmë mishin e pulës dhe e spërkasim me kripë.
Në po atë yndyrë kavardisim qepën, hudhrën e copëtuar për 3 minuta, duke i trazuar herë pas here.
Shtojmë specat të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim mirë për 1 minutë, shtojmë domatet, patatet e prera në feta, piperin e kuq, gjethet e dafinës, vendosim copat e mishit përsëri në tenxhere përsëri në tenxhere, shtojmë lëngun e pulës dhe i lëmë të ziejnë për 30-40 minuta në temperaturë mesatare, pastaj gjella është gati për servirje.