Duke diskutuar për aksidentet rrugore dhe sigurinë në rrugë, në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Blendi Fevziu ka treguar një rast personal të para disa ditëve teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.
Drejtuesi i emisionit tha se në rrugën e Milotit iu shfaq një këmbësor që rrinte mbi gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
?Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tmerrova. M?u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova. M?u shfaq, m?u duk si monument. Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit?, tha gazetari Blendi Fevziu.