Report TV -Ish-drejtuesi i policisë: Pas Arbër Çekajt fshihet politika

2019-12-12 0

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj në studion e Report Tv ka deklaruar se policia ka bërë një operacion gjysmë sa i përket kapjes së 63 kg kokainë në kontenierin me banane. Hajdarmataj tha se e gjitha kjo është e një godtije politike.

"Operacioni është ndërprerë në gjysmë dhe janë tre veta në burg që për mendimin tim me këto prova që kemi sot, janë të vakëta. E gjithë qeveria u mbrojt për Dibrën dhe tani merr bazën kryesore e një përgjimi, që për mua ka vlerë kur është në kohë dhe në hapësirë ose të çon në arrestimin në flagrancë. Prokuroria duhet t'i pyesë persona që ka komunikuar Lushaj gjatë kësaj dite. A është hetuar Arbër Cekaj për pasurinë që ta kuptojmë a është ky "bos droge".Ka goditje politike. Nuk asnjë lloj shansi që të fusë këtë sasi kokaine pa marrë garanci deri në majat e politikës", tha Hadarmataj.

Free Traffic Exchange