Si nisi kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçares/ Rrëfimi: U martova 16 vjeçe, familja më braktisi!

2019-12-12 0

Pyetur nga kryeredaktorja e Shqiptarja.com Greta Malaj, nëna e dhunuar 25-vjeçare ka rrëfyer gjatë emisionit Pa Gjurmë se si nisi kalvari i vuajtjeve të saj. Ajo ka treguar se është martuar me të që në moshën 16-vjeçare, dhe për këtë fakt u braktis edhe nga motra dhe vëllai i saj të cilët ishin kundër kësaj martese. Ajo tregon se ish-bashkëshorti i saj ishte përdorues i alkolit dhe lëndëve narkotike.

Sa herë ka ushtruar dhunë ndaj jush pas ka dalë nga burgu?

Më përpara më ka dhunuar gjithmonë që prej vitit 2010 por unë nuk kisha ku të shkoja sepse isha e vogël. Jam martuar 16 vjeçe dhe më ka dhunuar që një javë pas martesës. Ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike. Ai është dënuar në 2013. Në 2015 unë isha shtatzënë ku u ndava sërish dhe u strehova tek qendra e grave. Familja nuk donte që unë të martohesha me atë. Më thonin që do të shkatërrojë jetën por unë e doja. Pasi dola nga qendra jetova me nënën dhe dy fëmijët. Jetova fillimisht në Kombinat dhe erdhi aty dhe kafshonte fëmijët. U kap deri para dy muajsh kur doli.