Ndodhem në hyrje të Fushë Krujës, kanali mbrapa meje dikur ka qenë i mbushur me ujë ndërsa tani me plehra të cilat nuk dihet se kur bashkia i ka pastruar për herë të fundit.
Fushë Kruja administrohet nga bashkia e Krujës, kjo e fundit duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve apo dhe pastrimin e tyre, rrugë të cilat fatkeqësisht janë pushtuar nga balta dhe mbeturinat.
? Rruga është jashtëzakonisht e keqe, ka vite që kjo rrugë është copë-copë. Nuk ka pyetur njeri, ne kemi shkruar edhe në ?Facebook? por asnjë nuk është përgjigjur. Në verë pluhur ndërsa në shi baltë e madhe. ?
?Kjo rrugë mund të ketë mbi 20 vjet kështu që është prej ibret. Një ditë erdhën këta të bashkisë dhe e bënë me keq. Balta shumë e keqe sidomos në kohë shiu. ?
Asfalti duket se shkon vetëm në qendrën e Fushë Krujës, po edhe fshesa e drejtorisë së pastrimit dhe gjelbërimit.
Lumi Zez që përshkon të gjithë Fushë Krujën prej kohësh është lënë në harresë nga bashkia. Ai është kthyer në një vendgrumbullim plehrash ndërsa shtrati i këtij lumi është mbuluar nga qeset plastike.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH