Në orët e pasdites se djeshme tre persona janë futur në banesën e një personi, Taf Shabanit në Fushë Milot duke vjedhur shumën e parave që ndodhej në kasafortë. Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. "Morën mbi 300 mijë euro" tha ai. Por si ndodhi vjedhja. Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë Hume Shabani e cila ka treguar për mediat ngjarjen.
E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri. Hume Shabani thotë se autorët i kërkonin që të tregonte se ku e kishte djalin dhe ku i kishte fshehur armët. Me këtë pretekst ata kanë kthyer shtëpinë përmbys duke kontrolluar gjithçka deri sa kanë gjetur kasafortën dhe kanë marrë lekët që ndodheshin brenda. Report Tv sjell pamjet e banesës dhe kasafortës që u hap me gurë fresibël. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk arriti që ti njihte autorët pasi ka probleme me shikimin."Hapën derën dhe thanë ku e ke djalin, më thanë ku e ke futur se ka braktisur burgun? Unë thashë, jo nuk kam djalë këtu. Kontrolluan dhomat ku i ka armët djali dhe ku e ka dhomën. Njëra nga dhomat ishte mbyllur dhe tjera çelur. E hapën derën duke e thyer me shkelm dhe morën cfarë gjetën letrat e shtëpisë dhe gjithcka. Nuk e di sa lekë kanë qenë. Lekët e kalamajve që kanë punuar 30 vite në Itali dhe vajzës në Tiranë. U thashë si e gjetët shtëpinë time pa një operativ që erdhën nga Tirana.