Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Davos vazhdim i Siatëllit. Kjo ka qenë panorama e sotme në Zivicër ku po zhvillohet Forumi Ndërkombëtar Ekonomike i Davos. Qindra manifestues kanë protestuar ashpër rreth këtij forumi. Kërkesa e punonjësve të Davos është jo ekonomisë të tregjeve të hapura. Manifestimet kanë nisur pak pas mbrritjes së presidentit Bill Klinton në Davos. Me gjithë masat e sigurisë në përleshjet e sotme ka patur edhe të plagosur. Presidenti Amerikan Bill Klinton ka folur para 30 kryetarëve të shteteve dhe 1200 biznesmeneve dhe njerëzve të tregtisë botërore. Ne duam tregjet e lira dhe të hapura në botë u shpreh Klinton. Në forumin e Davos do të jetë i pranishëm edhe presidenti ynë Rexhep Mejdani i ftuar nga Klinton, i cili do të marrë pjesë në këtë forum vetëm në sesionin që do të organizohet për Ballkanin, si folës kryesor bashkë me presidentin maqedonas Trajkovski, me personalitetin e shquar SOROS, etj. Mejdani do të ketë me këtë rast edhe takime me homologë e personalitete të tjerë. Pritja e organizuar nga Bill Klinton është pjesë e aktiviteteve të presidentit Mejdani gjatë qëndrimit në këtë forum./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori