Ora News - Ekskluzive Kampion përmes skamjes, boksieri Klevis Çelaj rrëfen jetën mizerabël

2019-12-12 1

#rtvora #oranews

Vështirësitë ekonomike nuk e kanë ndrydhur ambicien e boksierit vlonjat Klevis Çelaj për t?u bërë kampion.

Me financa të kufizuara, gjithçka bëhet edhe më e vështirë, por në kampionatin kombëtar të zhvilluar në nëntor, ai triumfoi në kategorinë elitë për të rritur në pesha 52 kg duke treguar se me sakrificë dhe punë gjithçka mund të arrihet.

Pavarësisht gjithçkaje Klevisi, gjen forcën për të realizuar ëndrrën e tij, duke u stërvitur me një thes boksi të vendosur në ambientet e shtëpisë, të cilin edhe atë ja kanë dhuruar. Mbështetje nga Bashkia e Vlorës dhe Federata Shqiptare e Boksit, mungon, por ai nuk dorëzohet.

Shpërblim prej 14 mijë lekë të reja, që mori pas medaljes nuk i mjafton as për bazë materiale. E ëma e Klevisit, Vasilika Çelaj, tregon sesi prej 8 vitesh djali i saj ëndërron të bëhet boksier. Me lot në sy ajo flet për vështirësitë ekonomike, të cilat penalizojnë djalin e saj të stërvitet në kushte normale.

Vasilika rrëfen sesi një familje me 5 persona duhet të jetojnë me kempin që merr e motra e cila vuan nga problemet mendore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekskluzive-kampion-permes-skamjes-boksieri-klevis-celaj-rrefen-jeten-mizerabel

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp