Panairi i Librit është eventi më i rëndësishëm i vitit për librin dhe mbledh botimet më të rëndësishme të autorëve shqiptarë e të huaj, në një ambient të vetëm dhe i ofron lexuesit mundësinë për të gjetur një shumëllojshmëri veprash.
Gazetarja Suada Daci pa nga afër ditën e fundit të këtij Panairi dhe bisedoi me autorët e disa prej titujve të rinj që iu bashkakngjitën krijimtarisë shqiptare këtë vit.
Ishim mësuar që të lexonim përralla vetëm për princeshat imagjinare, por Elia është e para që ka sjellë një libër me përralla për një princeshë të vërtetë. Ajo rrëfen për gazetaren Suada Daci emocionet që ka përjetuar gjatë këtyre ditëve
Një nga librat më të përfolur e gjithashtu më të suksesshëm të këtij panairi ka qenë edhe ?Receta për 5 minuta? i moderatores Arbana Osmani. Moderatorja thotë se libri do të jetë shumë shpejt edhe në Kosovë.