Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Dy takimet e fundit të finales të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhanë të njëjtin rezultat 3 me 2, duke treguar për ekulibrin dhe rivalitetin ndërmjet tyre. Për vendet e 3 dhe të 4 kampionët e Erzenit e përmbysën rezultatin nga 0 me 2, në 3 me 2 në favor të tyre duke merituar vendin e tretë. Takimi i dytë ku Dinamovitët 2 m 0 humbasin më pas tri sete radhazi.
Rvalitet edhe në takimin final Studenti-Teuta. Lojë me e saktë rezultative e Teutës e udhëhequr me sete 2 me 0. Studenti barazon rezultatin më pas në 2 me 2. Në setin final rikthehet Teuta duke fituar setin final dhe krejt takimin 3 me 2. Në këtë mënyrë Teuta e Durrësit e drejtuar nga trajneri Jazexhiu, është fituese e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj në vitin 2000. Javën e ardhshme do zhvillohen takimet në volejboll për femra./tvklan.al