PS-PD bashkë për “zgjedhoren”, opozita i thotë “PO” OSBE - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-12 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike e Partia Socialiste do te ulen se bashku ne nje tryeze per reformën zgjedhore.Mësohet se opozita ka pranuar ftesën e OSBE dhe te martën Partia Demokratike do te ulet bashke me Damian Gjiknurin e Rudina Hajdarin.Tryeza do te kete ne fokus financimin e partive politike e fushatës zgjedhore dhe eshte e dyta qe OSBE e komisioni i posaçëm per reformën elektorale organizojnë per ndryshimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet.Ashtu si ne tryezën e pare, serish Partia Demokratike do te përfaqësohet ne nivel teknik ne kete takim, duke treguar vullnetin e saj per realizimin e reformës zgjedhore. Krejt ndryshe nga masat e propozuar nga komisioni parlamentar per transparencën e financimit te partive politike, opozita kerkon qe shpenzimet e partive ne fushate te mbulohen ne masën 100% nga shteti, duke nxjerre jashte loje financimet private. Por ne kete situate nuk janë zgjidhjet teknike ato qe ndajnë palët.Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma te realizohet nga PS e PD me praninë e ndërkombëtareve. Ky kusht ka bere qe te dy kampet te punojnë paralelisht per reformën elektorale, secila me ekspertet e saj.Por edhe pse ende nuk ka shenja kompromisi, mazhoranca e dha shenjen e pare te tërheqjes diten e premte. Shumica hoqi dore nga angazhimi per te miratuar kete reformen zgjedhore brenda këtij viti, duke shtyre afatin e komisionit. Tashme te dy palet kane kohe deri ne fund te muajit shkurt per te realizuar nje reforme zgjedhore konsensuale.

Free Traffic Exchange