#rtvora #oranews
Të hënën pritet që Partia Demorkatike, të konkretizoi ftesën që presidentit Ilir Meta i drejtoi për të diskuar mbi situatën në drejtësinë, konkretisht për gjykatën kushtetuese.
Partia demokratike dhe aleatët e saj, kanë marr zyrtarisht ftesën ndërsa burimet i thanë Ora News, se stafet respektove janë në komunikim për të dakordësuar orën e kjo është vështirësuar për shkak të aktiviteteve të planifikuar më herët nga kreu i shtetit dhe kreu i opozitës.
Për Ilir Metën, java e ardhshme do të jetë intensive, ndërsa ka paralajmëruar takime me shoqërinë civile, përfshirë fondacionin Soros.
Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.
Po këtë të hënë Kreu i Shtetit, ka paralajmëruar dorëzimin në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-ne-nje-tryeze-me-sorosin-basha-pranon-ftesen-e-metes-diskutim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp