Report TV - Me veshje “Policia” për të trafikuar drogë drejt Greqisë, arrestohen trafikantët

2019-12-12 0

Policia e Shtetit njofton se është goditur një rast i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku për pasojë janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë.

Ka qenë Policia e Korçës, në bashkëpunim me atë Kufitare si dhe shërbimet Frontex, të cilët pas një hetimi disa mujor, kanë mundur të finalizojnë me sukses këtë operacion.Nga ky operacion, në pranga janë vënë M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë, A.K, 30 vjeç, banues në Korçë, K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, B.D, 36 vjeç, banues në Korçë, D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa janë shpallur në kërkim R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq dhe M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë.

Mësohet se grupi në fjalë, për të trafikuar 37.5 kg lëndë kanabis sativa, janë veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin "Policia", për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll, drejt Greqisë.

Policia ka sekuestruar 37,5 kg kanabis sativa, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin "Policia" dhe aparate celularë.

Free Traffic Exchange