“Tirana Street Food Festival”, shijen e kulinarisë më të mirë e gjeni te sheshi “Nënë Tereza”

2019-12-12 0

Fundjava në Tiranë është e mbushur me një larmishmëri aktivitetesh. Secili prej nesh mund të zgjedhë të bëjë atë që i pëlqen më shumë. Teksa në sheshin ?Skënderbej? zhvillohet panairi ?Shqipëria punon tokën? tek sheshi ?Nënë Tereza? ka një tjetër aktivitet po kaq interesant.


Bëhet fjalë për ?Tirana Street Food Festival?, që nisi si një traditë, tani është një projekt, i cili vjen në edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare.

Te sheshi ?Nënë Tereza? do të gjeni një hapësirë ku mund të shijoni të gjitha llojet e kulinarisë më të mirë europiane, në Street Food-in vendas.

Ky festival ka si qëllim sjelljen e disa komponentëve kulinarë europianë me eksperiencë në të tilla organizime, rritjen e standardit të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në street food-in vendas, krijimin e një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë produkte/ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj të cilët janë gjithmonë në rritje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH