Report TV -Reja do të kemi rezultate më të mira, do doja të isha më parë trajner i Shqipërisë

2019-12-12 0

Trajneri Edy Reja është shprehur gjatë konferencës së parë zyrtare në stadiumin e ri ''Air Albania Stadium'' se do të donte të kishte marrë më parë drejtimin e Shqipërisë. Italiani është shprehur se nëse do të kishte qenë më parë trajner i kuqezinjve ai do të kishte bërë më mirë dhe se Shqipëria do të arrinte rezultate më të mira. Por ai bën dhe një premtim për Shqipërinë, se në të ardhmen rezultate më pozitive kanë për të ardhur për kombëtaren. Për barazimin ndaj Andorrës ai është shprehur se kombëtarja shqiptare nuk ishte gati psikologjikisht por ai tashmë e ka lënë pas dhe mendon vetëm për sfidën e nesërme ndaj Francës.

"Nuk mendoj se taktika është më e rëndësishmja, Protagonistët vendosin fatet e ndeshjes. Për shembull Roshi është lojtar krahu dhe luan në krah. Dhe në këtë mënyrë ne mund të përballemi me çdo kundërshtar. Unë kam punuar me shumë ekipe në Itali por kombëtaret janë ndryshe. Takimet janë më të rralla, ke kohë të rikuperosh apo të bësh zgjedhjet e tua. Fola me Deschamps dhe më tha se ishte më i kënaqur me kombëtaren sesa tek Juventus.Mungesa kemi, është e vërtetë. Na mungojnë Cikalleshi, Abrashi dhe Xhaka. Por ky kontigjen lojtarësh na bën që të kemi lojtarë të të njëjtit nivel që na mundëson të zëvendësojmë çdo të dëmtuar. Ata që do zbresin nesër në fushë do jenë lojtarë të cilët mund të përballojnë 90- minutat. Kemi bërë strategjinë dhe planin tonë, shpresoj të aplikohet ajo çfarë kemi përgatitur në aplikuar në stërvitje. Ne hyjmë në fushën e lojës për të fituar dhe për të marrë maksimumin. Ndaj Andorrës gabuam dhe mendoj se ishte më shumë psikologjike pasi nuk ishim gati. Përveçse humbëm shumë raste dhe përsuam dy gola të evitueshëm. Është e vërtetë që Andorra nuk shënonte prej 2 vitesh në transfertë por duhet ta lëmë pas atë barazim. Tani mendojmë për Francën dhe shpresoj të jemi gati psikologjikisht të shfrytëzojmë rastet tona."

Edy Reja mori drejtimin e Shqipërisë në prill të këtij viti pas shkarkimit të bashkëkombasit të tij, Christian Panucci. Në 6 muaj italiani ka marrë vlerësime si trajner edhe pse me barazimin ndaj Andorrës dhe dy golat e pësuar ndaj tyre u përfol se pozicioni i tij ishte lëkundur. Por me të gjitha gjasat 74- vjeçari do të jetë trajner i Shqipërisë dhe kualifikueset e Kupër së Botës Katar 2022.

Free Traffic Exchange