Shqipëria vazhdon të mbahet nga remitancat, emigrantët sollën 926 mln euro në 2018

2019-12-12 0

#rtvora #oranews

Shqipëria rendit e 10 në Europë përsa i përket nivelit të të ardhurave që sjellin emigrantët. Edhe pse vitet e fundit ka pasur një zbehje të nivelit të ardhurave, përsëri shumë familje në vend jetojnë vetëm me remitancat.Sipas të dhënave të Eurostat emigrantët sollën në Shqipëri 926 mln euro gjatë 2018.Serbia rezulton se ka nivelin më të lartë të remitancave në rajon, ndërsa Shqipëria ka lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë.

Shumë familje në Shqipëri kryesisht në zonat rurale vijojnë të mbahen me të ardhurat nga emigrantët.

Në një raport Eurostat konstatohet se Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për nivelin e të ardhurave nga emigrantët dhe vendin e dhjetë në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare në 2018 në vend kanë hyrë 926 mln euro gjithsej.

Remitancat kane qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare që prej rënies së komunizmit si pasojë e normës së lartë të emigracionit.

Në raport theksohet se mesatarja e remitancave gjatë 2017-2018 ishte 1.15 miliardë euro ose rreth 12% e GDP së vendit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shqiperia-vazhdon-te-mbahet-nga-remitancat-emigrantet-sollen-926-mln-euro-ne-2018

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp