PS piloton votimin elektronik per Kongresin

2019-12-12 0

706 delegatët e Kongresit të Partise Socialiste do të përzgjidhen përmes parimit ?një anëtar një votë? nga anëtarësia e kësaj partie që është ftuar këtë të shtunë të votojë në 363 qendra votimi në të gjithë degët e saj.

Për herë të parë, socialistët kanë vendosur të pilotojnë në një qendër të vetme, votimin elektronik dhe atë online.

Nëse ky test do të rezultojë i suksesshëm për Njësinë Nr. 8 ku po aplikohet Ervin Bushati bashkëdrejtues politik për qarkun e Tiranës thotë se votimi elektronik do të përdoren dhe në procese të tjera zgjedhore brenda PS, por sipas tij dhe për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Procesi i votimit për afro 103 mijë anëtarë socialistë mbyllet brenda orës 16:00 dhe rezultatet me emrat e delegatëve të Partisë Socialiste pritet të dalin brenda ditës së sotme. Kongresi i ri i Socialisteve pritet të mblidhet në fund të muajit Janar për të zgjedhur dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Është ky forum i rikonfiguruar i cili do të zgjedhë më pas emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë së kësaj force. I vetmi që nuk i nënshtrohet procesit të zgjedhjeve që ka nisur prej muajit Shtator është kryesocialisti Rama. Me ndryshimet statutore të 2016-s, kur PS është në pushtet dhe kryetari ka dhe mandatin e Kryeministrit, mandati i kryesocialistit rinovohet automatikisht për një 4-vjeçar tjetër. Edi Rama e drejton PS prej vitit 2005.

Tv Klan

Free Traffic Exchange