Një ditë para ndeshjes inauguruese me Francën në stadium ?Air Albania? po punohet me ritma tepër të shpejta dhe me fuqi të shtuar punëtore. Detajet e fundit po bëhen gati, për të mbyllur çdo detyrë të lënë nga UEFA, që pas ndeshjes testuese një javë më parë.
Ndërkohë vijon puna edhe për vendosjen e sinjalistikës, e cila do të ndihmojë tifozët të futen brenda stadiumit.