Basha: Dvorani, simbol i kapjes se shtetit

2019-12-12 0

?Simbol të korrupsionit dhe kapjes së shtetit?. Kështu e ka cilësuar Lulzim Basha kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga Devolli, ku po zhvillon turin ?Rrugëtimi për Shqipërinë?, kreu i Partisë Demokratike e quajti Ardian Dvoranin një vegël të Kryeministrit Rama.

?Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri?.

Në takimin me fermerët e Devollit, Basha theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, si mjet për të nxjerrë vendin nga kriza dhe u kërkoi atyre që të votojnë për platformën më të mirë dhe jo për premtimet mashtruese.

?E ka parë e gjithë bota që ky Parlament është pjellë e krimit dhe korrupsionit ndaj ne jemi larguar nga ai parlament, jo për të ikur nga politika, por për t?i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota juaj. Vota juaj të ndikohet, jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësia falas tek legalizimet falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalçeto maskarenjsh të kapnin pushtetin, por nga platforma politike e cila ju ndihmon ju dhe të cilën do e votoni me votë?.

Akuzat ndaj Kryeministrit, Basha i vijoi edhe për bujqësinë, teksa u prezantoi edhe fermerëve të Devollit platformën që ai ka për zhvillimin e këtij sektori me subvencionet apo uljen e çmimit te naftës.

Tv Klan