Ora News - Doris Pack: Shqipëria në udhëkryq, Rama ka instaluar sistem të ri diktatorial

2019-12-09 0

#rtvora #oranews
Ish eurodeputetja Doris Pack vlerëson se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ka hyrë në një sistem të ri diktatorial, ku qeveria është e lidhur me krimin.

Gjatë një takimi me gratë demokrate të Lezhës, ish eurodeputetja thotë shtyllat e demokracisë janë rrëzuar dhe Kryeministri sipas saj ka zaptuar çdo gjë.

Doris Pack: ?Shqipëria sot është në udhëkryq, pasi dolët nga diktatura ishit në rrugë të mbarë drejt demokracisë por tani jeni në një sistem të ri diktatorial. Kryeministri ka zaptuar çdo gjë. Shtyllat e demokracisë janë Parlamenti, sistemi i drejtësisë dhe media funksionale, por asnjë nga këto të treja nuk ekziston. Parlamenti kishte në përbërje njerëz me rekorde kriminale nga PS dhe kryeministri i vendit tuaj i vuri në lista.?

Ndërsa kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi mori bashkitë si shembull të uzurpimit që sipas saj Rama i ka bërë vendit.

Albana Vokshi: "Pushtetin vendor në mënyrë jo ligjore dhe antikushtetuese e uzurpoi. Një prej tyre është edhe Lezha e cila tashmë është në duar të një personi që ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese bashkinë e Lezhës."

Gjatë vizitës në Shqipëri, ish eurodeputetja Doris Pack u prit në një takim edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta i cili në një postim në rrjetet sociale e cilësoi atë mbështesë të flaktë të Shqipërisë, të ndershme dhe me integritet, ashtu siç duam t'i shohim të gjithë përfaqësuesit europianë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/doris-pack-shqiperia-ne-udhekryq-rama-ka-instaluar-sistem-te-ri-diktatorial

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange