Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Pas paralajmërimit të djeshëm nga tatimorët, për plotësimin e dokumentacionit dhe shlyerjen e detyrimeve që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit, sot policia tatimore nisi zbatimin rigoroz të ligjit ndaj atyre subjekteve privtë të cilët nuk kishin plotësuar kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Kështu në tregun e Tiranës për mos pagimin të tvsh-së, ndaj firmës së prodhimit dhe tregtimit të këpucëve Miral, u zbatua sekuestri i mallit në vlerën që pronarët i detyroheshin shtetit, për mospagimin me faturë të tij. Ndërkohë kontroll mjaft i rreptë u krye dhe në zonën e magazinave të Tiranës si dhe në tregjet e tjera të shumicës./tvklan.al