Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
E gjithë struktura e administratës kulturore ka pësuar një ndryshim thelbësor gjatë viti të kaluar. Ministri i Kulturës Edi Rama ka raportuar në këtë mënyrë arritjet dhe punën e bërë të institucionit që ai drejtonë, për vitin 1999. Është ridimensionuar vendi që ka trashëgimia kulturore, në tërë konceptin kulturë në shqipëri, tha ai. Sipas Ramës vitin e kaluar janë shpenzuar plot 600 milionë lekë për të përballuar festën e Çlirimit, Besëlidhjen e Lezhës, vendosjen e Këmbanës së Paqes në Tiraë, ndërtimi i kinema Millenium, rikonstruksioni i Pallatit të Sportit, etj. Pra sipas ministrit Rama gjatë viti të kaluar kultura e ka katërfishuar shumën e buxhetit të shtetit në mbështetje të projektëve të ndryshme të saj. Po vjet ka filluar puna për hartimin e projekt ligjit të trashëgimisë kulturore, u krijua zyra per koordinimin dhe administrimin e Butrintit në Sarandë, duke aprovuar buxhetin përkatës plot 500 mijë dollarë. Një sukses për Ramën është miratimi i p/ligjit për bibliotekën, si dhe pritja e miratimit te ligjit për teatrin./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj