Edi Rama, analiza vjetore e ministrisë - (25 Janar 2000)

2019-12-09 26

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në prezencë të ministrit të saj Edi Rama, bëri sot analizën vjetore të vitit 1999. Kështu viti ?99 për ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ka shënuar rritje të financimit dhe organizimit të aktiviteteve gati 2.5 herë më shumë. Ministria e Kulturës për vitin ?99, arriti të realizoj rreth 100 aktivitete. Ministri i Kulturës duke i cilësuar ministrinë e Kulturës si një institucion që financon kulturën u shpreh:

Edi Rama, Ministër i Kulturës:- ?Duhet të përshëndesim çdo debat dhe njëkohësisht duhet ta konsiderojmë çdo debat si një arritje. Jemi ministria me buxhetin më të vogël, por njëkohësisht edhe me gojëtarët më të shquar. Jemi në një fushë delikate me sensibilitete të zhvilluara, me njerëz të veçantë dhe nga njëherë jashtë kuadrit ligjorë?.

Nga 120 aktivitetet e financuara dhe realizuara nga ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, përmendim këtu ndërtimin e kinema Millenium, rikonstruksione të Teatrit Kombëtar dhe teatrove të rretheve. Ndërtimin e qendrave kulturore në Ersekë e Kavajë, gjithashtu rikonstruksioni i Pallatit të Sportit. Por viti i kaluar solli edhe disa këngëtarë të njohur në Tiranë, si Lucio Dalla e DJ Bobo./tvklan,al

Free Traffic Exchange