Basha: Ramës i duhet 'Kushtetuesja' të shpëtojë 30 qershorin dhe të kapë Presidencën

2019-12-09 0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuesen, është një tregues se kryeministri Rama po tenton të kapë institucionin më të lartë të Drejtësisë.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se Ramës i duhet të kap patjetër 'Kushtetuesen', pasi do të jetë kjo e fundit që do të vendosë për fatin e 30 qershorit dhe për shkarkimin e presidentit Meta. Mes akuzave se parlamenti është ilegjitim, se opozita e re "është faqja më e zezë e fazes së zezë", se Kuvendi është mbushur me "pseudoparlamentarë" të lidhur me krimin, Basha tha se zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale.