Voltana Ademi në 'Pa Protokoll' Një ambasador më kërkoi të kandidoja e pavarur në 30 Qershor

2019-12-09 3

TIRANE-Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll" në Report Tv mbroi Presidentin Ilir Meta për dekretin e emërimit të Marsida Xhaferllarit dhe mos njohjen e Arta Vorpsit për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Për Ademin, po faktohen paralajmërimet e opozitës se Rama po kap Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozitën në parlament e cilësoi të kapur dhe pa integritet.

"Çështja e Gjykatës Kushtetuese po bën vite dhe tani kemi arritur kulmin dhe nuk e dimë si do të zgjidhet. Është e vërtetë që është institucioni që garanton cdo mundësi të abuzimit me ligjin apo Kushtetutën. Fakti që nuk e kemi duket se ka pasoja të mëtejshme, që ka pasur edhe ato të pushtetit vendor, kur lidhet më pas edhe me parlamentin, janë çështje që presin zgjidhje. Ngërçi do të vështirësojë çështjet e Shqipërisë, amulli që askush nuk e kishte menduar. Askush nuk e kishte menduar noterizimin. Për qytetarët po bëhet e qartë kush po e pengon gjykatën Kushtetuese. Në parlament opozita nuk ka ndonjë dorë për vendimet e çmendura, që sjellin amulli.