Meta: Parlamenti mund të shpërndahet me një dekret! Kushtetuta vija e kuqe

2019-12-09 0

Presidenti Ilir Meta u shpreh edhe njëherë duke këmbëngulur se parlamentin mund ta shpërndajë me një dekret, pavarësisht deklaratave të shumicës. Ai tha se gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. "Mendoj se jam shumë i qartë që garante e kushtetutës është gjykata Kushtetuese, pastaj Presidenti dhe kështu me radhë. Por gjykata është mbi të gjithë, parlamenti a shpërndahet me dekret? Me një dekret shpërndahet. Qeveria a rrëzohet me një mocion, po shumë kollaj. Edhe këtu nuk luhet, është vijë e kuqe për të gjithë sepse është e vetmja që mund të mbrojë popullin, Gjykata Kushtetuese. Një gjykatë e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon të drejtat demokratike të qytetarëve" tha ai.

Free Traffic Exchange