Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Komuniteti ndërkombëtar vazhdon ti shtrëngoj rripin rregjimit të Millosheviçit, duke inkurajuar ndryshimet demokratike në Serbi, nëpërmjet zhvillimit të vendeve të ballkanit, përfshi Kosovën e Malin e ZI. Me këtë qëllim zhvillohet me inisiativë të kryeministrit bullgar, Ivan Kostov, takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit përfshi edhe Kosovën dhe Malin e Zi. Për 3 ditë me radhë vëmendja e mediave më të mëdha të ballkanit u fokusua në një pikë turistike rreth 30km largë Sofjes. Kanë mbritur në këtë takim, kryeministri i shqipërisë Ilir Meta, përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovines Haris Silexhiç, kryeministri i Maqedonisë Gjeorgjevski, ai rumun Mugur Isaresku, si dhe shefat e Kroacisë dhe Hungarisë, Matesa dhe Orban. Në krye të këtij takimi ishte Havier Solana, si përfaqesues i BE-së. Në takim u diskutua për sanksionet dhe heqjen e tyre ndaj Serbisë, të cilat ndikonin edhe në vendet fqinje. Këto teza u ngriten nga Bullgaria por u kundërshtuan nga Solana, Meta, Silajxhiç etj. duke theksuar forcimin e këtyre sanksioneve ndaj Millosheviç dhe inkurajimi i opozits Serbe, rindërtimi i Kosovës, si dhe inkurajimi i reformave demokratike në Mal të Zi. Këtë samit e përshendeti edhe Toni Bler.
Kryeministri Ilir Meta:- ?Temat kryesore të këtyre bisedimeve kishin të bënin me situatën në rajon dhe përpjekjet tona për të krijuar një situatë sa më të sigurt dhe paqësore. Kjo do të bënte të mundur çtensionimin e çështjeve etnike në rajon dhe implementimin sa më të shpejtë të paktit të stabilitetit. Përsa i takon ish-Jugosllavisë dhe Millosheviçit, i cili ka provokuar konflikte dhe luftra dhe për këtë u shpreh shqetesimi se ende në Serbi mungojnë zhvillimet demokratike. Gjithashtu në mënyrë të veçantë u diskutua problemi i Kosovës dhe Malit të Zi?.
Në përfundim të debateve, qëndrimi i delegacionit të kryesuar nga kryeministrat e vendeve që rrethojnë ish-Jugosllavinë duket se u bë unik. Takimi iBullgarisë u cilësua nga njëri prej anëtarëve të delegacionit shqiptarë si takimi i parë politik në zbatim të paktit të stabilitëtit të Ballkanit. Kryeministri hungarez Orban i mëshoi demokratizimit të Serbisë. Të gjitha këto piketa politiko-ekonomike të hedhura në këtë takim duket se hodhën rrezet e para të shpresës për Ballkanin, nga dëbora historike brenda saj por edhe me Europën./tvklan.al
Gazetar ? Alfred Peza
Operator ? Egon Musliu