Trump i kërkon Koresë së Jugut më shumë para për ushtarët

2019-12-09 2

Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Korenë e Jugut, një prej aleatëve kyc të tij në Azi.


Presidenti amerikan, nga sa raporton CNN, i kërkon Seulit që të paguajë 500% më shumë para në 2020-tën për të mbuluar kostot e mbajtjes së ushtarëve amerikane në gadishull, një pretendim ky që ngrihet në një kohë kur Koreja e Veriut ka nisur sërish kërcënimet. Gj

Ajo ka zemëruar e nervozuar gjithashtu Seulin, ku liderët koreano-jugorë kanë nisur të vënë në pikëpyetje angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së tyre. Pyetja që shtrojnë një pjesë politikave në zë në Korenë e Jugut tani është: a do t?i tërheqë Amerika trupat nëse Koreja e Jugut nuk paguan shumën e kërkuar prej saj? Në SHBA, ndihmësit e kongresit dhe ekspertë thonë se kërkesa e Presidentit për 4,7 miliardë dollarë doli nga hiçi, duke i detyruar zyrtarët të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes të gjejnë mënyra për të justifikuar numrin me një grumbull tarifash të reja që mund të përfshijnë detyrimin e Seulit për të paguar një pjesë të kostove të personelit amerikan të stacionuar na gadishulll, si dhe ato të trupave dhe pajisjeve në rotacion.

Koreja e Veriut ka kërcënuar sakaq të përshpejtojë zhvillimin e armëve të saj, duke e thelluar edhe më shumë ankthin e Seulit. Të enjten, Peniani i dënoi sërish stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut, duke thënë se është ?zemëruar? nga ky fakt, e duke kërcënuar se do të kundërpërgjigjet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH