Blogerja Rita Saraçi është një nga blogeret më të njohura në Kosovë, pasi përveç blogut të saj dhe fotove shumë interesante, ka krijuar sipërmarrjen e dizenjimit të veshjeve me një stil shumë të veçantë, FAR. E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli?, blogerja e njohur ka folur rreth pasionit të saj për modën, pasion i kthyer tashmë në profesion. Planet e saj për të ardhmen janë rritja e këtij biznesi dhe këtij brendi atraktiv, krijimi i më shumë dizajneve dhe rrobave dhe rritja në përgjithësi e ekipit të FAR.