'Beteja' për të njëjtin vend/ Xhaferllari zyrë në Gjykatën Kushtetuese, Vorpsi shkon si këshilltare!

2019-12-09 0

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese prej ditës së djeshme ka hyrë në ngërç. Këtë të premte në ambientet e kësaj Gjykata kanë shkuar dy anëtaret të cilat janë emëruar për të njëjtin vend pune, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Por ndryshe nga Arta Vorpsi e cila ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare, Marsida Xhaferllari., është pajisur me zyrë nga Administrata. Ndërkohë në një prononcim për Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandili është shprehur se shumë shpejt do të bëhet një njoftim zyrtarë për situatën e krijuar.

Pas emërimit pasditen e së mërkurës të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në kaos për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur.