Kurti: Të punojmë për interesat kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-09 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kongresin e Manastirit e kanë kujtur sot edhe liderët në kosovë. Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duke marrë shkas nga 111 vjetori i Kongresit te Manastirit, bëri apel që ai Kongres të bëjë jehonë edhe sot. Kurti me anë të një statusi në facebook thekson se bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm. Kreu i Vetëvendosjes thekson se shqiptarët përpara se të merren me takime e samite të nxituara, duhet të vijojnë me synimin e rilindësave me bashkëpunime të mirërealizuara. Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t?i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progres?, shkruan Kurti. Edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kujtuar me anë të një statusi kongresin e alfabetit.